Pas çantës “Louis Vuitton” radhën për të marrë vëmendjen e ka kjo bluzë “Balenciaga” e vajzës së Kylie Jenner

Nuk është hera e parë që familja ‘Kardashian-Jenner’ bën që të gjithë të kthejnë kokën pas shifrave të “çmendura” të veshjeve të tyre, por dhe të fëmijëve.

Stormi, e vogla e Kylie Jenner ka qenë përherë në qendër të vëmendjes së ndjekësve të miliarderes, për shkak se mami kujdeset ta kombinojë me markat më të shtrenjta, nisur nga çantat ‘Louis Vuitton’ e deri tek bluzja e fundit ‘Balenciaga’.

Me një kërkikm të shpejtë ‘Hollywoodlife’ ka zbuluar se bluzja e të voglës kushton 350$. Ndonëse për shumë vetë kjo shumë mund të duket një “çmenduri”, për Kylie Jenner duhet thënë se është e pakonsiderueshme.

Nisur nga shembulli i familjes ‘Kardashian-Jenner’ që gëzon një pasuri marramendëse, na lind një pyetje. Nëse do të gëzonit të njëjtat mundësi, ju do ta vishnit fëmijën tuaj me këto marka, çmimet e të cilave arrijnë majat?

Share With:
Translate »
206 Views