Pas intervistës me Oprah, Mbretëresha hakmerret ndaj Harry-t dhe Meghan

Princi Harry thuhet se është ‘mërzitur’ pasi Mbretëresha ra dakord që atij duhet t’i hiqen titujt e nderit ushtarak dhe patronazhet, sipas raporteve.

Ky vendim është marrë pas shqetësimit se intervista e tyre për Oprah dhe marrëveshja me Netflix për të bërë dokumentarë, do zbulojë detaje që familja mbretërore nuk do t`i ndajë me botën.

Ndërkohë Meghan, 39 vjeç, do të duhet të hiqë dorë si mbrojtëse e Teatrit Kombëtar, që Mbretëresha kishte qenë më parë për 45 vjet.

Besohet se programi është regjistruar tashmë dhe do të transmetohet në CBS muajin tjetër. Një shfaqje prej 90 minutash, ku do të shohim çiftin të flasë publikisht për vendimin e tyre për të lënë Britaninë. Intervista do të vihet në skenë në dy pjesë, me Meghan së pari duke folur për gjithçka, nga ‘futja në mbretëri, martesë, amësi, punë filantropike deri te mënyra se si ajo po e trajton jetën nën një presion të fortë publik’.

Më pas asaj do të bashkohet me Harry-n dhe çifti do të flasë për lëvizjen e tyre vitin e kaluar dhe ‘shpresat dhe ëndrrat për familjen e tyre në të ardhmen’.

Pallati Buckingham nuk pranoi të komentonte në lidhje me intervistën, e cila do të transmetohet gjashtë javë para ditëlindjes së 95-të të Mbretëreshës dhe përpara festimeve për 100 vjetorin e Princit Filip.

Share With:
Translate »
366 Views