Pas kësaj fotoje nuk ka më dyshime për shtatzëninë e Orinda Hutës

Një pritje e ëmbël e mundshme e saj është përfolur prej kohësh në media! Pas kurorëzimit të dashurisë me partnerin e saj, Turjan Hysko, moderatorja simpatike Orinda Huta është vendosur jo rrallë herë në fokus të medias rozë në lidhje me dyshimet për një shtatzëni të mundshme të saj.

Por, herë fotot nga palestra, e herë ato në photoshooting të ndryshme, duket sikur na e kanë zbehur disi dozën e dyshimit mbi faktin e shtatzënisë. Ndërsa, fotoja e djeshme nga plazhi, ku Orinda shfaqet në super formë fizike me një palë rroba banje rozë, na e shuan përfundimisht çdo dyshim. Ajo nuk është shtatzënë.

Me një trup perfekt, falë edhe ushtrimit sistematik në palestër, gjë të cilën ajo na e dëshmon thuajse çdo ditë përmes fotosh e videosh, moderatorja më shumë se shtatzëninë, na konfirmon se palestra dhe një regjim i rregullt ushqimor i japin gjithnjë frytet e veta.

Duket vërtet yll apo jo?

Share With:
Translate »
925 Views