Pas këtij postimi, fansat janë të bindur se Luizi dhe Kiara po bëhen prindër për herë të parë
Luiz Ejlli ka bërë gjithë rrjetin lëmsh… si zakonisht prej muajsh.
Çfarë ndodhi këtë herë?
Ai ka postuar një foto në Instastory me Kiarën teksa mban një bebe në krahë. Asgjë e jashtëzakonshme, sepse shpesh e kemi parë me fëmijë këto muaj, pasi ai ka fituar edhe zemrat e të vegjëlve.
Por, në mbishkrimin e fotos Luizi shkruan: “Sa shpejt kalojnë vitet…Më duket sikur kaluar vetëm 4 muaj nga Big Brother, dhe ja ku jemi sot.” Më pas shton: “Po bëj prova për story që do bëj pas ca kohësh”-me emojin duke shkelur syrin.
“Pas ca kohësh”?-mos ndoshta po na thotë se Kiara është shtatzënë dhe së shpejti do jenë 3? Apo i referohet një të ardhmeje të pacaktuar kur ata të zgjerojnë familjen? Apo thjesht po na ngacmon pak si zakonisht?
Para pak javëve në një intervistë i pyetur nëse kanë një bebe në plan, Luizi tha se do ia lënë kohës duke theksuar se familja për të është e shenjtë.
“Familja është gjë e shenjtë, e kam dhe do ta kem gjithmonë, do ia lëmë kohës. Do e lëmë të rrjedhë”, tha ai, duke përdorur shprehjen e Kiarës.
Dyshja janë të fokusuar në projektet personale. Luizi përpos muzikës po xhiron dhe filmin “Në kuadër të dashurisë”, ndërsa Kiara ishte pjesë e “Kepit të Vip-ave”, teksa sezonin e ri televiziv do vijë me një emision të ri.