Pas komenteve në rrjet, Einxhel shpjegon vendimin për lindjen e dytë

Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa detaje nga lindja e dytë, këtë herë me djalin e saj, Kres. Ajo ka treguar se ndonëse lindjen e parë e kishte kryer në një spital shtetëror dhe ishte shumë e kënaqur me përvojën atje, mirëpo këtë herë ka zgjedhur të lindë në një spital privat në Tiranë.

Ky postim i saj ishte një përgjigje ndaj të gjithëve që vunë në diskutim zgjedhjen e Einxhel Shkirës për lindjen e saj të dytë.

Einxhel theksoi se arsyeja e kësaj zgjedhjeje kishte të bënte me dëshirën për të kryer të gjitha vizitat dhe analizat në të njëjtin vend, pa pasur nevojë të udhëtonte me djalin e saj të madh, Trev, nga një qendër mjekësore në tjetrën. Ajo u shpreh e lumtur që gjithçka shkoi mirë dhe se Shqipëria ka staf shumë të kualifikuar, si në sektorin privat, ashtu edhe në atë publik.

“Fal Zotit gjithçka ka shkuar mirë. Jam e lumtur që në Shqipëri ka staf të kualifikuar, si në privat ashtu edhe në shtet – kushtet janë përgjegjësi e shtetit, jo e stafit”, shkruan ajo ndër të tjera.

Kujtojmë që Einxhel dhe Dagz mirëpritën në jetë djalin me datë 10 prill, por e zbuluan lajmin për ndjekësit një muaj më vonë.

Share With:
Translate »
67 Views