Pas Kosovës, Almeda dhe Tolga me djalin e tyre vijnë në Shqipëri

Çifti shumë i dashur për shqiptarët, Almeda dhe Tolga së bashku me djalin e tyre Efehan mbërritën dje në Kosovë. Tolga mbajti një konferencë për shtyp me ministrin Kujtim Gashi dhe biseduan për një bashkëpunim projektesh Turqi-Kosovë.

Në Kosovë Almeda e Tolga u takuan edhe me dy këngëtaret e njohura Genta Ismajlin dhe Shkenda Dubovën.

Vetëm një ditë pas vizitës në Kosovë, çifti kanë marrë rrugën për Shqipëri. Këtë e ka zbuluar Almeda me postimin e fundit në Instagram ku tregon bukuritë e vendit tonë dhe shkruan: “Shqipëria ime e bukur”.

Sigurisht nuk mund të mungonte një vizitë e çiftit në Shqipëri pasi vetë Almeda pak kohë më parë premtoi se do e sillte Efehanin në vendin tonë.

Gjithashtu ky është rasti më i mirë që Efehani të njihet edhe me familjarët e Almedës që janë në Shqipëri.

Share With:
Translate »
392 Views