Pas kritikave të forta, Dua Lipa nis mbledhjen e fondeve për të ndihmuar Shqipërinë

Pas tërmetit të fortë të 26 nëntorit mjaft personazhe të njohur u angazhuan për të ndihmuar personat që u prekën më shumë prej tij. Edhe këngëtaret shqiptare me famë botërore reaguan ndaj këtij lajmi, por Dua Lipa u kritikua nga të gjithë pasi nuk i kushtoi vëmendjen e duhur kësaj tragjedie. Të gjithë fansat e akuzuan se ajo nuk ofroi asnjë lloj ndihme, por së fundmi këngëtarja ka zbuluar se ka nisur të mbledhë fonde përmes shitjes së disa bluzave. Dua ka bashkëpunuar së bashku me “Bond” për të stiluar disa bluza, që do të shiten për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti. Këngëtarja ka publikuar disa imazheve të bluzave, të cilat në pjesën mbrapa lexojnë “Pray for Albania” (Lutu për Shqipërinë). Dua iu ka bërë thirrje të gjithëve që të blinin sa më shumë bluza, për të ndihmuar në ndërtimin e një shtëpie. “Për vëmendjen tuaj, ndihma juaj është e nevojshme, ‘Pray for Albania’ variant i limituar në bashkëpunim me ‘Bond’. 100% të të gjitha blerjeve do të shkojnë tek familjet dhe viktimat e prekura nga tërmeti shkatërrimtar në Shqipëri që ndodhi në 26 nëntor. Blini një bluzë dhe ndihmoni në ndërtimin e një shtëpie dhe komuniteti”, ka shkruar Dua Lipa në një postim në ‘Instagram’. /revistawho.com

Share With:
Translate »
355 Views