Pas lajmit për vdekjen e tij, reagon Sabri Fejzullahu: “Mu tmerruan vajzat që jetojnë jashtë”

Një lajm aspak i mirë ka qarkulluar mbrëmjen e djeshme në portalet shqiptare: këngëtari Sabri Fejzullahu ka ndërruar jetë. Fatmirësisht ky lajm nuk ishte aspak i vërtetë, dhe familjarët e tij reaguan menjëherë duke na treguar se Sabriu është shëndoshë e mirë. Pas reagimit të bashkëshortes së Ermalit, e cila u shpreh shumë e indinjuar, dhe më të drejtë nga një lajm i tillë, i bërë vetëm për disa klikime më shumë, ka ardhur dhe reagimi i vetë këngëtarit. I kontaktuar nga gazeta Ekspres, ai është shprehur se gëzon shëndet të plotë, e ndërsa ka rrëfyer tmerrin që kanë përjetuar dy vajzat e tij, të cilat ndodhen jashtë shtetit, njëra në Amerikën e largët dhe tjetra në Londër. “Unë së pari nuk po e di se kush e ka bërë këtë lajm, po shyqyr Zotit unë jam shëndosh e mirë, rahat. Zoti ma ka dhënë shëndetin dhe pa vendos ai unë nuk vdes as nuk bëj aksident as asgjë. Pak po më vjen keq prej vajzave të mia se Bulza është në Amerikë, Adelina në Londër dhe bota femërore janë të ndjeshme e ato në atë moment e sidomos Bulza që është në Amerikë aq larg, se ka qenë në punë është ‘çmend’ për ato dhjetë minuta derisa i kam marr unë në telefon”, u shpreh ai.

Share With:
Translate »
964 Views