Pas lajmit se u shërua, Erion Veliaj zbulon si u infektua dhe vështirësitë e mëdha që kaloi me sëmundjen

Pak orë më parë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dha lajmin e mirë se ishte shëruar nga Covid-19, pasi edhe testi i fundit i kishte dalë negativ. Në një intervistë për News24, Veliaj ka treguar të gjithë peripecitë që ka kaluar me këtë sëmundje, i ka kêrkuar të gjithëve të kenë kujdes e të respektojnë masat. Ai zbuloi gjithashtu se si ishte infektuar dhe hodhi poshtë pretendimet se ishte kuruar jashtë, duke thënë se për asnjë moment nuk ka dalë nga shtëpia e jo më nga Shqipëria, ndjekur nga mjekët e QUST

-Në disa takime nuk keni pasur maskë

Veliaj: Po unë e pranoj, nuk kam qenë pacienti perfekt por nuk e mora virusin nga puna, por nga lidhje familjare që kishin qenë në aktivitetet të tjera. Epidemiologët po merren me gjurmimin e rasteve. Isha kujdesur për të gjitha aktivitetet e mia në Bashki por nuk tregova kujdesin e duhur në familje. Në Bashki fatmirësisht nuk ka të infektuar. Testi i parë negativ ishte në fundjavë dhe testi i dytë ishte sot.

-Sa i vështirë ka qenë trajtimi?

Veliaj: Skam marrë asnjë ilaç nga asnjë sistem privat. Më kanë dhënë  Dexamethasone f dhe një antibiotik antiinflamator edhe nga pasovat me një grevë urie të para disa viteve dhe problemeve me mëlçinë. Kam pasur disa njolla në mushkëri, s’besoj se ka një formulë që u përshtatet gjithë njerëzve. Formula e përbashkët është ajo e parandalimit. Kur sëmundja të kap reagimi i organizmit është ndryshe. Asnjë nga stafi im nuk u prek, u prek bashkëshortja ime dhe djali.

Simptomat që përjetuat?

Java e parë ishte agoni totale, javën e dytë ishte sikur më kishte shtypur një tren, mendova se rashë shakull.

Ka ardhur momenti të piqemi pak, të kursejmë mallkimin, sharjen, jemi një familje jemi shqiptarë, te respektojmë autoritetet, bluzat e bardha. Ua di sakrificën, tani që e provova vetë kuptova që bëhet fjalë për një ushtri bluzash të bardha që punojnë 24 orë. Kur ke kollë mbytës që në orën 5 të mëngjesit është dikush që të përgjigjet, s’jam larguar asnjë minutë nga shtëpia ime, jo më nga Shqipëria.

Veliaj është rikthyer në zyrë.

Share With:
Translate »
605 Views