Pas lajmit të Ledjonit, reagon Sara:S’kam faj që e kap ‘Prime-n’ nga shtëpia

Pasi moderatori Ledion Liço, së bashku me dy opinionistët e formatit suprprizuan banorët me hyrjen e tyre në shtëpi, Ledioni ndau një lajm shumë të ëmbël me të gjithë banorët.

Ai u tregoi për shtatzëninë e Sarës dhe u shpreh se dy ish-banorët e formatit ‘BBV3’, Sara dhe Bardhi janë në pritje të një bebushi.

Të gjithë banorët u lumturuan nga ky lajm, sakaq nga ana tjetër ka reaguar Sara e cila në formë batute shkruan në një postim në Instastory:” Ore, se e kap ‘Prime-n’ unë nga shtëpia, s’është faji im😜. Nejse, sa bukur kjo dolli për ne!!”

Share With:
Translate »
48 Views