Pas librit për ish-vjehrrën, Elia Zaharia habit me zgjedhjen e librit të ri që ka botuar

Pas një periudhe të vështirë, nga ndarja e bujshme me Princ Lekën, duket se Elia Zaharia ka hedhur pas krahëve çdo gjë dhe është përkushtuar te jeta e saj.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, pasditen e kësaj të premteje, Elia Zaharia nuk vjen si një aktore, por si autore e një libri.

“E shtrenjta vogëlushja ime, drita e syve. Mami ta dedikon ty këtë libër me urimin që e gjithë jeta jote të jetë e pikturuar me ngjyrat më të ëmbla të përrallave. Kur ta shfletosh me doçkat e tua të vogla, dua të ndjesh dashurinë e pafundme në çdo fjalë, dua që të kuptosh e të ndjesh në zemrën tënde plot dritë mesazhet që kjo përrallë përcjell. Dashuria pa kushte, liria dhe kurajoja janë thesaret më të çmuara që ti do t’i zbulosh përmes kësaj dhurate.

Ato nuk kanë çmim, mam, ato janë shkëlqimi më vezullues i shpirtit. Këtu do të lexosh se si mirësia triumfon gjithmonë nëse zemra është e pastër, se si lumturia fshihet te gjërat në dukje të thjeshta, por aq domethënëse, se si nuk duhet humbur kurrë shpresa, se si duhet besuar gjithmonë te vetja, pa hequr kurrë dorë nga ajo që duam me të vërtetë.

Mbi të gjitha, kjo përrallë do të rrëfejë se si koha na jep përgjigjet e duhura. Këtë përrallë e kam shkruar unë, por më ke frymëzuar ti dhe vetëm ti, sepse je ti ai dielli që ma ngroh zemrën çdo ditë, me sytë e tu ëndërrimtarë, me zërin tënd si cicërimë, duke më dhuruar gjithë botën me buzëqeshjen dhe përqafimin tënd. Të dua ty! Jetoj për ty!”, shprehet e emocionuar aktorja.

Share With:
Translate »
65 Views