Pas lindjes së Ajkës, gati për rikthimin! Ja çfarë po bën tani Xhensila Myrtezaj

Kanë kaluar dy muaj nga lindja e vajzës Ajka, dhe mami Xhensila me sa duket, po e mendon që tani rikthimin.

Këngëtarja ka qëndruar larg syrit të publikut këto kohë, veçanërisht larg rrjeteve sociale.

Herën e fundit që e pamë ishte në dasmën e një mikeshe duke kënduar dhe videoja nuk u publikua nga vetë Xhensila.

Por shkëputjes nga skena dhe rrjetet sociale duket se i ka ardhur fundi dhe Xhensila po përgatitet që të rikthehet.

Ajo ka publikuar një video teksa shihet duke bërë vrap nga liqeni.

“Fillojmë pra”, shkruan Xhensila e cila duket se e ka marrë seriozisht rikthimin e linjave bashkë me mikeshën e saj.

Share With:
Translate »
738 Views