Po prisni foto nga dasma e Sarës dhe Ledionit? Pa shikoni këtë
Kur të gjithë po presim me padurim fotot nga dasma e vitit, titull të cilin e mban ajo e Sarës dhe Ledionit, bukuroshja na ka surprizuar me një tjetër lloj. Ndoshta kjo foto është shkrepur gjatë ditëve përpara, ku u mbajtën edhe disa festa paraprijëse, pasi veshja e dy djemve të Sarës siç i quan ajo, është shumë shik. Pa shikoni pak këpucët Gucci të London çfarë dashurie janë! Edhe babi Ledioni duhet ta pranojmë që duket shumë bukur me këtë smoking blu. Po për ngjashmërinë mes tyre a është e nevojshme të flasim? /Kids’Time/