Pas Marinës dhe Getoarit, ky person na zbuloi një tjetër fotografi të së voglës Marget

Familjes së madhe të motrave e mbesave Vjollca, lexoni Marina dhe Getoari postojnë foton e parë me Marget, iu bashkua para dy ditësh Marget. Mami Marina dhe babi Getoari zgjodhën ta pagëzonin kështu vogëlushen e tyre, duke kombinuar tri gërmat e para të emrave të tyre, një trend i cili dukej sikur kishte kohë që ishte zhdukur. Gëzimi është i pamasë për të gjithë, veçanërisht për Luana Vjollcën. “Ndjesia më e mirë në botë”, – shkroi moderatorja, pak pasi Marget erdhi në jetë.

Ndërsa dje, ajo ka ndarë një foto nga takimi me mbesën e saj. “Marget, vdes tezja për ty.”, ka shkruar moderatorja krahas fotos ku shihet dora e vogëlushes.

Gjithashtu, ajo ka publikuar edhe një foto tjetër, ku shihet dora e saj dhe Marinës. “Përgjithmonë”, ka shkruar Luana, duke i bërë kështu një premtim motrës, me të cilën është shumë e lidhur.

Share With:
Translate »
134 Views