Pas martesës dhe shtatzanisë, kështu ndihet Adelina Tahiri

Këngëtarja Adelina Tahiri pak kohë më parë shpalli zyrtarisht fejesën me biznesmenin Serjoza Markov dhe shumë shpejt çifti u martua në një ceremoni private.

Mirëpo, duket se çifti ka vendosur që të zgjerojë familjen. Së fundmi kishte dyshime se Adelina ishte shtatzënë, por tani jo me.

Adelina ditwn e deshme ka komfirmuar shtazëninë e saj nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram.

“Është djalë”, shkruan Adelina, teksa e shoqëron me një emoji engjëlli.

Madje ditën e sotme ajo ka përshkruar sesi po e bën të ndihet shtatzania.

“Desha t’ju falenderoj të gjithëve për përkrahjen, për mirëkuptimin dhe çdo gjë të bukur, e të dedikuar. Faleminderit nga zemra është një fjalë e vogël. Jam në një gjendje, aq të emocionuar dhe të mirë, saqë nuk ekziston fjalë në fjalor të shpjegoj e të tregoj, si ndjehem.

Dhashtë Zoti çdo femër të kalojë në këtë periudhë më të bukur jetësore, që asnjë gjë s’më bën më të lumtur se shtatzënia. Dua vetëm një gjë të shtoj, çdo gjë në jetë bëhet me dashuri, dashuria nuk ka kufi, as fe, as rracë, as moshë. Unë nuk harroj kush jam, rrethanat nuk më ndryshojnë e as njerëzit që më rrethojnë. Jam krenare që jam shqiptare. Kam lind dhe do të vdes e tillë”,- shkruan Adelina në Instagram.

Share With:
Translate »
1160 Views