Pas ndarjes me Xhensila Myrtezajn, Bes Kallaku i organizon vajzës një festë ditëlindjeje pa nënën e saj!

Vajza e aktorit Bes Kallakut dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj, Ajka, feston sot (12 korrik) ditëlindjen e saj të shtatë.

Mirëpo pas ndarjes së prindërve të saj, Ajkës i janë organizuar dy festa, njërën të cilën e ka festuar mbrëmjen e djeshme teksa ka pritur orën 00:00 krah të atit dhe të afërmve të tjerë, dhe një festë ditën e sotme, teksa shihe pranë këngëtares, e cila e ka suprizuar me një festë me animator brenda në shtëpinë e tyre.

Ndonëse Bes Kallaku dhe miqtë e tij kanë publikuar momente nga festa e madhe që i është organizuar vogëlushes, Xhensila ka postuar  një urim të veçantë për Ajken teksa falenderon zotin që e ka sjellë në jetën e saj.

“7 vite me ty Ajka ime. Të dua me gjithë shpirtin tim, vajza ime! U rritsh me shëndet, me gëzim, me ëndrra të mëdha dhe me Zotin gjithmonë në zemrën tënde. Mami do të jetë gjithmonë pranë, për ty, në çdo hap, në çdo frymëmarrje. Faleminderit, Zot, qe solle tek unë engjëllin qe me mbushi shpirtin, krahët, e solli tek unë paqen e shpirtit. Gëzuar ditëlindjen, jeta ime!”ka shkruar ajo teksa ka postuar momente nga mëngjesi i ve çantë i Ajkës.

Megjithëse jo me të dy prindërit bashkë, duket qartë që Ajka i ka shijuar në maksimum të dyja festat ku shihet pranë miqve të vegjël, personazheve të ndryshme televiziv si edhe pranë familjarëve më të dashur të saj.

Divorci i çiftit Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj ka qenë një ndër lajmet që kanë bërë bujë të madhe në mediat rozë.

Share With:
Translate »
100 Views