Pas një viti të akullt, Victoria dhe David rregullojnë raportet me djalin e tyre dhe partneren e tij

Pas një viti të tensionuar plot me lajme të vërteta dhe të pavërteta, duket se më në fund ka paqe në familjen Beckham.

Para pak ditëve çifti i famshëm Victoria dhe David fluturuan drejt SHBA, ku festuan 1-vjetorin e martesës së djalit të tyre Brooklyn me aktoren Nicola Peltz. Ata nuk ishin shoqëruar bashkë që nga dasma, me përjashtim të javës së Modës në Paris në vjeshtën e 2022, ku çifti i ri ishte i ftuar në disa prej sfilatave dhe sigurisht morën pjesë edhe te sfilata e parë e Victorias.

Por, edhe pse ata u shfaqën bashkë në 1-vjetorin e martesës së Brooklyn, rrjeti ishte sërish skeptik. Gjjithsesi, Victoria ka festuar dje ditëlindjen dhe e ka kaluar pranë Brooklyn dhe Nicola, sigurisht edhe David e fëmijëve Harper dhe Cruz. Romeo mungonte.

Stilistja ka ndarë në media sociale foto të ndryshme nga darka, ku nuk mungojnë ato me nusen e saj e dedikimet e ëmbla ku u shpreh dashurinë.

Postimet e përbashkëta që kanë munguar kaq shumë për një vit, tani janë zëvendësuar nga pastime të përditshme. Brooklyn ka publikuar sot një screenshot të një bisede me video-call që aid he Nicola kanë realizuar me Victoria dhe David. Duke përdor efektet qesharake të Snapchat, Brooklyn është tallur me prindërit e tij.

Share With:
Translate »
102 Views