Pas ribashkimit, Granit Xhaka shijon pushimet me familjen

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, ditë më parë u ribashkua me familjen pas një angazhimi më shumë se një muajsh në ‘Euro 2020’.

Ai u vlerësua tejet shumë për performancën që bëri me ekipin e Zvicrës përkundër se u eliminua nga Spanja në 1/8 e finales.

Megjithatë, ylli tani po kalon një periudhë të mirë me familjen ndonëse siç bëjnë të ditur kanë filluar edhe pushimet.

I njëjti ka shpërndarë një fotografi së fundmi në rrjete sociale ku shfaqet përkrah partneres së tij, Leonita Lekajt.

Çifti duken në formë të mirë dhe shihet se po argëtohen në masë të madhe me prezencën e njëri-tjetrit.

“Gruaja ime, gjithçka e imja”, kanë qenë fjalët e Xhakës.

Graniti dhe Leonita ndërkaq janë prindër të dy vajzave: Ayana dhe Laneya.

Share With:
Translate »
143 Views