Pas të bijës, tashmë edhe djali i Heidi Klum pushton pasarelat e modës
Heidi Klum nuk ishte e pranishme në këtë event, por përmes një postimi në Instagram ka treguar mbështetjen për djalin e saj. Modelja 51-vjeçare, e cila e ka djalin Samuel nga martesa e saj me Seal, ka ndarë foto nga pasarela.
Duke folur për Vogue Germany, Samuel foli për përvojën e tij të parë të modelimit. “Jam më shumë i emocionuar sesa nervoz. Do të jap maksimumin dhe do të përpiqem të shijoj çdo moment në maksimum”, deklaroi ai para show.
Ai zbuloi gjithashtu se nëna dhe motra e tij Leni Klum, e cila bëri debutimin e saj si modele në Javën e Modës në Berlin në vitin 2021, i dhanë disa këshilla të dobishme. “Lenny më tha të shikoja drejt përpara dhe të ecja sikur po balancoja një libër në kokën time. Nëna ime më tha të bëja më të mirën dhe të mos harroja të argëtohesha”, tha ai. Më pas ai shtoi: “Nëna ime shpesh më kujton qëndrimin tim, kështu që përpiqem të ndjek këshillat e saj. ”
Kur u pyet nëse gjithmonë ëndërronte të ndiqte hapat e nënës së tij në modë, ai u përgjigj: “Jo domosdoshmërisht. Kam shumë pasione, sport, muzikë, kinema dhe modë. Dua të përfitoj nga përvojat e ndryshme krijuese që kam në dispozicion për të gjetur rrugën e duhur për të ardhmen time”, përfundoi ai.