Pas Victorias, edhe David Beckham me Romeon preken për ikjen e Brooklyn në universitet
Lajmin për largimin në kolegj të Brooklyn e bëri të ditur Victoria, duke shprehur emocionet e thella prej nëne mbi ikjen e një prej djemve të saj. “Po qaj. Tejet emocionuese”, ka shkruar bashkëshortja e Beckham, në postimin në Instagram. Kaq ka mjaftuar që rrjeti të shpërthejë në komente pozitive, duke mbështetur Victoria-n.
Sot, ka qenë David ai që ka bërë një tjetër postim lidhur me Brooklyn. “Kohë të shkëlqyera dhe punë e devotshme, kjo po na vjen prej këtij burri të vogël. Krenarë për ty Bust”, ka shkruar Beckham, e kjo jo më kot. Rezultatet maksimale të një prej djemve të çiftit të famshëm, kanë bërë që ky i fundit të shkëlqejë në provimet pranuese për në kolegj.
Ka qenë edhe Romeo, vëllai 14-vjeçar i Bust, që ka shprehur disa fjalë plot emocione: “Sa do më mungosh Brooklyn. Jam pafund krenar dhe nuk më besohet që ke arritur kaq larg! Paç fat në New York dhe urime për rezultatet maksimale”…Wow! Sa shumë dashuri për ty, Brooklyn!”