Pas videos së Dea Mishel, reagon Einxhel Shkira: “Nëse nuk ju pëlqen çka po hani, e keni mbjellë vetë ju”

Videoja dhe batuta tashmë famëkeqe e ish-pjesëtares së “Hostel by Anabel”, Dea Mishel, ka nxitur reagimin e shumë personave në rrjetet sociale, madje edhe në profilin e vetë blogeres. Ajo ka reaguar edhe vetë sa i takon “batutës” që bëri, megjithatë veprimi i saj vazhdon komentohet, madje edhe nga personazhe të famshëmMes reagimeve të shumta është edhe ai i Einxhel Shkirës, e cila shpesh herë jep mendimin e saj për ato që mund të quhen “ngjarje të ditës”. Nëpërmjet një statusi më Twitter, Einxhel thotë se nuk ka për qëllim të sulmojë një vajzë në kështu momentesh, ndërkohë që i drejtohet publikut duke i thënë që duhet të zgjedhin me kujdes shembujt që ndjekin sepse më pas ndodh që zhgënjehen në këtë mënyrë kur nuk marrin atë çka presin mbrapsht.

Po ashtu ajo thotë se nuk duhet të paragjykojnë absolutisht nga pamja, por nga përmbajtja, ndërsa në fund thotë se gjithsesi nuk mund t’i kërkojë askujt llogari për ato që pëlqejnë, por nuk duhet të zhgënjehen kur pastaj nuk marrin prej tyre çfarë mendonin.

“Nuk do sulmoj kurrë një vajzë, sidomos në momente të dobta…S’është ky një qëllim as zgjidhja e asgjëje me vlerë sepse s’ka asnjë benefit për mua!!Ju tashmë jeni të rritur e të vaksinuar dhe e keni marrë edukatën tuaj, por di të them që gjithsesi duhet të zgjedhim me mençuri shembujt që ndjekim dhe të kemi të qartë çfarë pëlqejmë, presim apo marrim prej tyre, që të mos shpërthejmë kur s’marrim pas çka shpresonim! Ndonjëherë tregohemi paragjykues dhe krijojmë pritshmëri të gabuara, prandaj na ndodh të zhgënjehemi për keq, por me raste dhe për mirë. Ndoshta duhet të na bëhet mësim që mos gjykojmë më askënd nga pamja por nga kontenti, nga çfarë nxjerim nga goja, nga çfarë ëndrrash dhe qëllimesh kemi…dhe të mos presim gjëra të mëdha nga ata që s’na kanë bërë premtime të mëdhaja, apo të grushtojmë çdo ditë ata që na qajnë hallet po s’na pëlqen si na i qajnë dhe për ta s’tolerojmë kurrë asnjë presje! Të na bëhet mësim të vlerësojmë më shumë dikë që përpiqet dhe të mos jemi të vrazhdë me ta, të na bëhet mësim mos presim të sjellin paqe në botë ata që ndoshta thjeshtë janë vet shumë paqësor…Megjithatë jam e qetë në fund të ditës, s’i kërkoj llogari askujt për ato çka s’pëlqej sepse ose i kam zgjedhur vet ose s’kam patur kurrë asnjë pritshmëri të tepruar prej tyre! Pastaj mos harrojmë si thuhet dhe nga populli ‘Çdo mbjellësh, do korrësh!’ Nëse s’ju pëlqen ç’ka po hani, mos harroni e keni mbjellur vet ju…”

Share With:
Translate »
136 Views