Pasi humbën dy djemtë nga tërmeti, Tayna i vjen në ndihmë familjes nga Kosova

Tayna i është bashkuar personazheve që janë solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti me pasoja tragjike në Shqipëri. Së fundmi reperja e ftuar në emisionin “NIN” ka treguar se do të japë të gjitha paratë e koncertit të ardhshëm për familjen Abazi nga Kosova, që humbi dy djemtë e saj. Ajo ka thënë se i vjen keq që askush nuk e ka ndihmuar familjen nga Gjilani dhe prandaj vendosi ta bëj këtë gjë. “Unë kam ndihmuar edhe më herët edhe pse nuk kam qejf kurrë që publikisht të tregoj për një gjë të tillë. E kam parë që nuk po interesohen shumë për familjen Abazi të Gjilanit që kanë qenë pjesë e kësaj fatkeqësie dhe kam dëgjuar po ashtu që nuk i kanë kushtet shumë të mira. Po dua që të ardhurat e koncertit të ardhshëm t’i dedikoj te familja Abazi, përveç atyre që i kam dhuruar në Shqipëri”, ka thënë Tayna në “NIN”. Gjithashtu reperja iu ka bërë thirrje të gjithëve që të japin ndihma për familjen Abazi, sepse dy djemtë që humbën jetën kanë lënë edhe fëmijë pas.

Share With:



429 Views