Pasi “kryqëzimit” për foton me gjoksin jashtë, nuk kursehet as mami i Oriola Marashit
Modelja seksi ka qenë epiqendra e lajmeve rozë në vendin tonë ditën e sotme.
Pas fotos “El Dorado ose Rozafa Junior” ku mbante njërin gjoks me dorë dhe shfaqej me veshje të artë, Oriola ka marrosur sërish Instagramin, duke postuar një tjetër foto bombastike, në të cilën ka ekspozuar tërësisht pjesën e poshtme të gjoksit, duke dalë gati topless.
“Faleminderit Zot që më mbron nga budallenjtë, inatçinjtë dhe personat që mundohen të më stresojnë me qëllim. Asnjë armë e krijuar kundër meje nuk do të mbijetojë. Jam këtu për të qëndruar, respekt për ato që më mbështesin. S’keni parë asgjë akoma.”-ka shkruar modelja në përshkrimin e fotos, ku ajo ka marrë pamjen e një perëndeshe.
Sigurisht që ky postim erdhi si një reagim pas shumë komentesh e ofendimesh në në foton e parë të postuar nga ajo.
Por në foton e fundit neve të intv.al na zuri syri komentin e mamasë së saj, Xhoi Jakaj. Nëse prisnit t’i “tërhiqte veshin” gaboheni rëndë, po shumë rëndë. Xhoi Jakaj ka folur me superlativa për vajzën e saj, duke e cilësuar si “Kleopatrën e viteve moderne”. Oriola ia kthen menjëherë komentin dhe i thotë: “flm mama”.