Pasi pranoi atësinë, Drake poston foton e parë të djalit

Këngëtari i njohur, Drake është bërë prej kohësh baba, ndonëse këtë pjesë ka zgjedhur ta mbajë larg vëmendjes së mediave. Së fundmi 33-vjeçari ka ndarë me të gjithë ndjekësit një foto të vogëlushit të tij Adonis në llogarinë e tij në rrjetet sociale.
Drake publikoi një foto të djalit ku dallohej se kishte veshur një palë çorape të cilat lexonin ‘Babi të dua’. Siç duket artisti nuk ka mundur ta mbajë për vete një moment si ky, ku i vogli shfaqte dashurinë për babain në formën e tij.
Kujtojmë se mamaja e djalit, Sophie Brussaux ka pasur një marrëdhënie jo shumë të gjatë me Drake, raport nga i cili erdhi në jetë fëmija i parë i reperit.

Share With:
Translate »
420 Views