Pasi rruajti kokën për t’u solidarizuar me motrën e saj, aktorja e famshme diagnostikohet me…
Vite pasi Kathy Griffin rruajti kokën në mënyrë solidariteti me motrën e saj, e cila po mjekohej me kimioterapi, aktorja ka njoftuar se është diagnostikuar me kancer të mushkërive.
“Më duhet t’ju them diçka. Unë kam kancer,” filloi Griffin një postim të publikuar të hënën në llogarinë e saj në Instagram.
“Unë jam gati të hyj në kirurgji për të hequr gjysmën e mushkërisë sime të majtë,” vazhdoi më tej. “Po, kam kancer në mushkëri edhe pse nuk kam pirë kurrë duhan!”
Mjekët e aktores janë shprehur shumë optimistë pasi kanceri është në fazë të parë.
Aktorja e ndërmori operacionin në mënyrë që të mos i nënshtrohet kimioterapisë apo rrezatimit. Ndërkohë duke kryer operacionin Griffin do të mund të ngrihet dhe të vrapojë pas një muaji.
“Kanë kaluar 4 vjet, duke u përpjekur të kthehem në punë, duke ju bërë të qeshni dhe argëtoni, por unë do të jem mirë,” shkroi Griffin.
Ajo përfundoi shënimin duke inkurajuar ndjekësit e saj të vizitohen vazhdimisht.
Kujtojmë se në korrik 2017, Griffin rruajti kokën për nder të motrës së saj Joyce e cila po luftonte me kancerin, dhe motra e saj vdiq atë shtator.
Griffin gjithashtu humbi vëllain e saj Gary nga kanceri në 2014