Pasi solli në jetë djalin, ish-missi shqiptar i jep fund marrëdhënies treshe

Lidhja treshe e ish-missit shqiptare Egla Harxhi me një femër dhe një mashkulll, shkaktoi një zhurmë shumë të madhe në media dhe rrjete sociale.

Por pasi ish-miss Shqipëria u bë nënë e një djali të quajtur Luxifer, shumë gjëra në jetën e saj ndryshuan totalisht, përfshirë këtu edhe marrëdhënien me Ale de Baseville dhe Alesian.

Egla rrëfeu ditën e sotme se Alesia nuk ëstë më pjesë e kësaj marrëdhënie dhe se jeta është shumë ndryshe tani që është bërë nënë.

Në një intervistë për “Thumb”, ajo u shpreh se:

Pas lindjes së tij gjërat kanë ndryshuar shumë. Është e vështirë ta shpreh atë që ndjej. Më duket sikur brenda zemrës sime ishte një pjesë që unë nuk e dija që ekzistonte.

Nuk e përshkruaj dot. Para çdo vendimi tani mendoj vetëm për të, për të ardhmen e tij.
Nuk do të doja të ndalesha shumë tek kjo. Detajet na përkasin vetëm neve. Fatkeqësisht njerëzit ndryshojnë dhe gjërat nuk ndodhën ashtu siç i kishim menduar. Nuk i ke në dorë.”- u shpreh ajo duke pohuar kështu që tani po jeton marrëdhënie normale në çift.

Share With:
Translate »
607 Views