Pasi u bë nënë, Aristela e “Përputhen” prezanton për herë të parë partnerin
Ndonëse u bë vonë pjesë e programit të dashurisë, Përputhen ajo shpesh herë është përfshirë në debate të forta në studio.
Bëhet fjalë për Aristela Lekën, e cila si pjesa më e madhe e ish-konkurentëve e gjeti shpirtin e e saj binjak jashtë emisionit. Pak kohë pasi doli nga Përputhen lajmi se Aristela ishte në një lidhje mori “dhenë”, ndonëse ish-konkurrentja vendosi ta mbajë goxha hermetike jetën e saj private tashmë teksa partneri i saj nuk është i njohur për publikun.
Mirëpo duket se ky rregull ka ndryshuar për Lekën, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj një foto të bashkëshortit me djalin e tyre të vogël.
“Pamja ime e mëngjesit”,- shkruan Aristela krahas imazhit.
Kujtojmë që ish-konkurentja e Përputhen në qershor të këtij viti është bërë nënë e një djali të cilin e ka pagëzuar me emrin Kais.
Lajmin e bëri të ditur asokohe vetë ajo nëpërmjet disa InstaStory ku shfaqej në marternitet dhe ka ripostuar të gjitha urimet e miqve të saj.
Përsa i përket eksperiencës së saj në emisionin e dashurisë, më herët në një intervistë Aristela Leka është shprehur se kishte hyrë për të gjetur partnerin e saj mirëpo “fati s’deshi.”
“Vendosa të hyja për tu përputhur, por nuk u përputha se ndoshta pak ishte situata, ndoshta s’ishin personat e duhur, ndoshta s’ishte momenti i duhur. Nuk më kanë penguar prindërit, sepse nuk besoj se ka prindër që nuk duan që fëmija i tyre të përputhet e të realizohet, të sistemohet”,-shprehej Leka.