Mes zërave për lidhje me DiCaprio-n, Gigi i surprizon të gjithë me veprimin e saj për ish-partnerin Zayn Malik në ditëlindjen e së bijës
Në ditëlindjen e dytë të vajzës së saj Khai, Gigi Hadid ndau në Instagram një foto të tortës speciale të vogëlushe. Krijimi shumëngjyrësh përfshinte personazhe Peppa Pig të bëra me krem.
Qershia në krye të tortës? Dukej se ishte një çështje familjare, pasi ajo etiketoi babain e Khai dhe ish-in e saj Zayn Malik në foto.
Supermodelja, 27 vjeç, dhe ish-anëtari i One Direction, 29-vjeç – të cilët u lidhën që nga fundi i vitit 2015 – mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku në shtator 2020.
Ndërsa të dy i dhanë fund lidhjes së tyre në vjeshtën e vitit 2021, ata duket se kanë ruajtur raporte shumë të mira dhe kujdesen bashkë për vajzën. Në ‘Ditën e baballarëve’ në 2022, Gigi ndau një foto të rrallë në Instagram Stories të të bijës dhe artistit Zayn – të cilin supermodelja e quan ëmbël “Baba e Khai-t” – shihej i ulur në dysheme dhe duke ngjyrosur me vogëlushen.
Gigi kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes pasi përflitet për një romancë me Leonardo DiCaprio. Megjithëse supermodelja 27 vjeçare, dhe fituesi i Oskarit, 47 vjeç, ende nuk e kanë konfirmuar publikisht statusin e tyre të marrëdhënies, një burim tregoi për E! News ku qëndrojnë aktualisht dy yjet botërorë.
Po ashtu, ka patur raportime se Zayn po përpiqet të rifitojë Gigi. Ish-anëtari i grupit ‘One Direction’ ka një marrëdhënie të shëndetshme prindërore me supermodelen, por ai shpreson të ribashkohet me të, raporton ‘Hollywood Life’.
“Zayn ka ende shpresa për t’u ribashkuar me Gigi-n,” tha burimi i brendshëm për botimin. “Ata janë në marrëdhënie të mira tani për hir të vajzës së tyre, por ai e ka bërë të qartë se do të donte një mundësi tjetër me të.”