Pasi u zhduk nga rrjetet sociale, Genta Ismajli është shtatzënë?

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Genta Ismajli po i mungon shumë fansave sepse prej disa kohësh thuajse është zhdukur. Genta nuk solli këtë vit ndonjë këngë të re të cilat menjëherë kthehen në hite dhe as në rrjete sociale këngëtarja nuk ka publikuar prej më shumë se një muaji.

Pak kohë më parë e ftuar në “Ftesë në 5”, Genta u shreh se vitin tjetër do e shohim nënë dhe për shkak të kësaj deklarate kanë nisur thashethemet se këngëtarja është në pritje të ëmbël.

Thuhet se Genta është larguar nga rrjetet sociale dhe ekrani për ta mbajtur të fshehtë lajmin e ëmbël.

Megjithatë gjithçka mbetet në kuadrin e thashethemeve deri kur këngëtarja të flasë vetë.

Share With:
Translate »
778 Views