Paskan trashëguar gjithçka nga prindërit, Mira Konçi publikon një video të fëmijëve duke kënduar

Artistja e dashur shqiptare Mira Konçi ka prekur zemrat e ndjekësve me një video të rrallë ku shfaqen fëmijët e saj, Drini dhe Era, duke kënduar së bashku. Në një atmosferë të qetë dhe të natyrshme teksa janë duke udhëtuar me makinë, dy të rinjtë treguan se talenti i prindërve u rrjedh në gjak, duke e bërë këtë moment të veçantë për nënën e tyre.

“T’i dëgjoj dy fëmijët e mi duke kënduar bashkë është më shumë se mrekulli!”, shkruan Mira në një postim ku shprehet thellësisht e prekur.
“Ndonjëherë, vendi më i bukur ku mund të jesh është pikërisht prapa skenës — aty ku dashuria, krenaria dhe gëzimi i pastër marrin jetë. Jeni arsyeja pse jetoj, Drin & Era! ”

Në këtë video të ngrohtë, Mira tregon se ndodhet në sediljen e pasme të makinës, thjesht duke dëgjuar,

Fëmijët duket se kanë trashëguar talentin nga të dy prindërit: Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi, dy emra të njohur të muzikës shqiptare.

Share With:
Translate »
63 Views