Pastërtia e tepërt, e dëmshme për fëmijët

Ju mund të mendoni se mënyra më e mirë për t’ i mbajtur fëmijët të shëndetshëm është të sterilizoni shtëpinë. Por, sipas ekspertëve, ky koncept është krejtësisht i gabuar. Fëmijët e ditëve të sotme janë shumë më të pastër seç duhet, thonë dr. John Gilbert dhe Rob Knight, autorët e librit “Papastërtia është e dobishme: Avantazhet e baktereve për zhvillimin e sistemit imunitar të fëmijëve. Në libër autorët shpjegojnë se papastërtia dhe bakteret janë ato që na mbrojnë nga sëmundjet. Duke u përpjekur që të jetojmë sa më pastër, ne vetëm po dobësojmë sistemin tonë imunitar. Në libër theksohen disa nga hipotezat më popullore në lidhje me pastërtinë. Sipas këtyre hipotezave, thuhet se ekspozimi ndaj baktereve dhe mikroorganizmave në fëmijëri është e mirë për ne sepse na ndihmon të zhvillojmë sistemin imunitar. Thuhet gjithashtu se rastet me ekzemë, astmë dhe diabet në fëmijëri janë shtuar më shumë tek fëmijët të cilët rrallë bëhen pis me baltë ose luajnë me kafshët. Nëse nuk ekspozohen që në fëmijëri me papastërtinë dhe bakteret, sistemi imunitar nuk di si të mbrohet  ndaj pluhurit dhe ndotjes së ajrit.

Share With:
Translate »
882 Views