Pavarësisht teknologjisë, Sara ka zgjedhur t’i ruajë fotot e London në këtë formë

Fëmijët e ditëve të sotme e kanë të vështirë të kuptojnë shumë gjëra që ne i kemi patur por me kalimin e teknologjisë ose janë venitur ose kanë pësuar ndryshime të mëdha. Telefoni i shtëpisë me numërator rrotullues, shpesh nuk kuptohet nga fëmijët e sotëm se çfarë është. E njëjta gjë ndodh edhe me kasetën e magnetofonit.

Me zhvillimin e teknologjisë, edhe marrja apo ruajtja e informacionit po bëhet nëpërmjet pajisjeve të dedikuara apo online. Leximi i librave po dixhitalizohet. Njëjtë po ndodh edhe me ruajtjen e çasteve familjare. Më përpara fotografitë ishin bardhë e zi, më vonë me ngjyra ndërsa sot ruhen nëpër hardisqe.

Por Sara Hoxha, ka vendosur që çastet më të bukura të Londonit t’i ruajë në foto të printuara. Sot ajo ka ndarë një postim në Instagram me fotot e familjes të printuara. Të gjithë duhet të bëjmë si Sara, ndjesia e fotos kur e prek pas disa vitesh është e pakrahasueshme. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
660 Views