Pediatrit zbulojnë dhuratat që s`duhet t`ua bëni fëmijëve këto Krishtlindje

I bleve dhuratat e festave për fëmijët? Prit! Një mjeke pediatre ka bërë një listë të gjërave që s`duhet t`ua dhuroni fëmijëve.

Dr. Meghan Martin sugjeron të mos iu blini:

Çdo lodër me bateri si kopsa

Pediatrët zbulojnë dhuratat që s`duhet t`ua bëni

Bateritë si kopsa janë zakonisht rreth 20 milimetra në diametër. Ato përdoren në një shumëllojshmëri të gjerë të sendeve dhe produkteve shtëpiake, duke përfshirë aparatet e dëgjimit, çelësat dhe lodrat e fëmijëve.

Rreziku nga gëlltitja është i madh. Qoftë nëse shkon në stomak apo nëse ngec në fyt, në të dy rastet është rrezik për jetën.

Këto bateri fëmijët mund t`i futin edhe në hundë, ose në vesh.

Çdo lodër me rruaza uji

Pediatrët zbulojnë dhuratat që s`duhet t`ua bëni

Rruazat e ujit, sipas Martin, shpesh tregtohen si ‘lodra shqisore’, por rreziqet që ato paraqesin janë të mëdha.

‘Janë polimere që nëse gëlltiten, mund të fryhen,’ shpjegoi Martin. “Ato mund të shkaktojnë gjëra të tilla si probleme të zorrëve. Ato mund të ngecin në rrugët e frymëmarrjes gjithashtu.

Skutera elektrikë

Pediatrët zbulojnë dhuratat që s`duhet t`ua bëni

Arsyeja kryesore që Martin nuk rekomandon skuterë elektrikë dhe lodra të tjera të ngjashme, si biçikletat elektrike, është potenciali i tyre i shpejtësisë.

Skuterat pa motor janë më mirë për fëmijët. Gjithmonë rekomandohet që të gjithë fëmijët të mbajnë kaskë kur ngasin skuter.

Hoverboard

Pediatrët zbulojnë dhuratat që s`duhet t`ua bëni

Skuterët vetë-balancues, të njohur shpesh si hoverboard, gjithashtu mund të çojnë një fëmijë në dhomën e urgjencës. ‘Lëndimet më të zakonshme që shoh nga hoverboards janë frakturat e parakrahut dhe thyerjet e bërrylit,’ tha Martin. “Ne kemi parë disa lëndime në kokë nga ajo. Ne kemi parë edhe disa në ekstremitetet e poshtme, si lëndime të kyçit të këmbës dhe gjurit.’

Trampolina

Pediatrët zbulojnë dhuratat që s`duhet t`ua bëni

Nga të gjitha lodrat e rrezikshme që ajo ka parë të shkaktojnë lëndime te fëmijët, Martin tha se trampolinat janë më të këqijat.

Share With:
Translate »
88 Views