Meghan Markle mund të rikthehet në familjen mbretërore, por ka një kusht!

Edhe pse në dukje e rreptë, familja mbretërore britanike, ka disa “kushte”. Pra, edhe nëse Meghan Markle është disi “non grata” për familjen mbretërore, ajo mund të rikthehet në pallat. Por vetëm nëse plotëson një kusht të caktuar, sipas autorit mbretëror Tom Quinn.

 “Unë mendoj se është e mundur që Meghan të kthehet. Ajo sigurisht që duhet të jetojë në Angli dhe, në mënyrë shumë të matur, të fillojë të bëjë atë që bën familja mbretërore. Përkundrazi, nuk mendoj se ajo mund të kthehet nëse dëshiron që Royals të kërkojë falje. As nëse pret që familja mbretërore të ndryshojë plotësisht. Ata thjesht nuk mund ta bëjnë këtë”, ka thënë Quinn.

Deklarata vjen pas publikimit të kartolinës vjetore të Krishtlindjeve të Sussex-it: “Ju urojmë pushime të lumtura. Faleminderit për gjithë mbështetjen në 2023!”

Meghan Markle mund të rikthehet në familjen mbretërore, por ka një kusht!

Share With:
Translate »
65 Views