Për ditëlindjen e Big Bastës, Vesa i kërkon një qytet me fëmijë

Këngëtarja nga Kosova, Vesa Luma ka uruar bashkëshortin e saj duke i shprehur mënyrën se si ai e frymëzon, por nuk harroi të shprehte dëshirën e saj.  

Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Je dashuri, inspirim, shembull dhe gjithcka që kam ëndërruar! Liani është me fat që do të ketë ty drejtuesin kryesor të rrugës së jetës! Uroj të plakemi bashkë e “të bëhet një qytet nga ne”. Të duam shuëm, Vesa dhe Lian,” – shkruajti ajo për reperin Big Basta.

Mes tyre ka patur gjithmonë marrëdhënie të mirë pasi nuk u  përfolën kurrë për debate apo zënka brenda ciftit. Duket se Big Basta e ka pranuar sfidën e Vesës për të mbushur një qytet me fëmijë pasi i bëri një koment ku e falenderonte për dedikimin dhe shprehte dashurinë e madhe që ka për të e djalin e tyre të vogël.

Share With:
Translate »
769 Views