Për dy arsye, kënga e re e Mozzik dhe Loredanës është më e veçantë nga të tjerat
Mozzik dhe Loredana kanë gati këngën e re që është pjesë e albumit të tyre të parë “No rich parents”, që pritet të publikohet i plotë shumë shpejt. Në rrjetet sociale ata kanë njoftuar se ky projekt do publihet nesër në mesnatë. Për dy arsye kjo këngë do jetë më e veçantë se këngët e tjera të çiftit. Së pari, është në gjuhën shqipe. Asnjë bashkëpunim i tyre qoftë para ashtu edhe pas ribashkimit nuk mban një titull në gjuhën shqipe, kujtojmë këtu: Romeo&Juliet, Eiskalt, Bonnie&Clyde, Rosenkrieg, Oh digga. Po ashtu edhe Loredana do këndojë për herë të parë në gjuhën shqipe, teksa te këngët e mëparshme vetëm Mozzik ka ndërthurur në strofën e tij gjuhën gjermane me atë shqipe.