Për herë të parë, Adriano Celentano pjesë e një filmi vizatimor

Ikona italiane, Adriano Celentano vjen për herë të parë si personazh i një filmi vizatimor.

Një serial i icili do të mbajë pikërisht emrin e tij, “Adrian” dhe në rolin kryesor do të jetë vetë artisti.

Seriali do të nisë transmetimin e tij duke filluar nga Janari i vitit që vjen dhe  subjekti i tij është ideuar, shkruar dhe drejtuar nga vetë Celentano. Por nuk kanë munguar edhe yje të tjerë të cilët kanë bashkëpunuar për realizimin e këtij projekti si Milo Manara apo Nicola Piovani.

Në një prodhim i cili ka kushtuar dhjetëra miliona euro, me pjesëmarrjen e më shumë se njëmijë piktorëve filmash vizatimorë, nga tre kontinente të ndryshme: Kina, Afrika dhe Europa. Deri tani janë paraqitur mbi 10 mijë modele skenash. Dy ndër figurat më të spikatura si pjesëmarrës në ndërtimin e skenarit janë Vicenzo Cerami dhe Alessandro Baricco.

Rrëfimi gërsheton fantazinë dhe realitetin, në një botë të sunduar nga një diktaturë e cila ushtron një pushtet të korruptuar, duke e shtrënguar popullin të njësohet me format e korrupsionit.Për ta luftuar të keqen, me sensin e ironisë si armë kryesore, do të jetë një orëndreqës i thjeshtë, i motivuar nga idealet e lirisë dhe të bukurisë, Adriano Celentano.

Ky serial vizatimor do të shoqërohet nga fillimi deri në fund me këngët më politike të legjendës së muzikës europiane.

Share With:
Translate »
769 Views