Për herë të parë, Rudina Xhunga flet për marrëdhënien e bukur me të bijën

Gazetarja e njohur Rudina Xhunga ishte e ftuar këtë pasdite te Rudina së bashku me vajzën e saj të quajtur Alana. Ajo foli gjerë e gjatë për marrëdhënien që ka me të bijën dhe tregoi se pas lindjes së saj, për të ka ndryshuar edhe mënyra e të parit të botës.

Rudina rrëfeu se para lindjes së Alanës puna dhe argëtimi vinin të parat për të, ndërsa tani vjen e bija. Gazetarja ka treguar se vogëlushja është futur më herët se ç’duhet në shkollë por që nuk e shikon si diçka shumë të gabuar. ‘Mbase gabimi ynë ishte që e futëm në shkollë shumë shpejt, por nuk mund të them që është shumë gabim sepse ka shoqe shumë të mira dhe ka mësues të mirë. Mendoj se pika kyçe është edukimi dhe prandaj kam shumë qejf jo thjeshtë t’i tregoj përralla dhe t’i bëj libra me përralla Alanës. Dhurata më e madhe që ne mund t’i bëjmë botës është edukimi i fëmijëve tanë”, është shprehur Rudina.

Pavarsisht se e bija vjen në plan të parë për të, gazetarja nuk mund të braktisë as profesionin e saj të gazetarisë. Asaj i duhet të rrijë shpesh me telefon në duar  dhe prandaj vogëlushja deklaroi në emision “Ta dish, ti shikon më shumë telefon se mua”, duke iu drejtuar nënës së saj. Deklarata e saj ishte e papritur dhe shkaktoi  të qeshura në studio. Vogëlushja u shpreh se telefoni është si një traditë familjare për to. Alana është ende e vogël e për këtë arsye nuk mundet ta kuptojë ende punën e nënës së saj por e ka të qartë që nuk dëshiron të bëhet gazetare. “Kur të rritem unë dua të bëhem pianiste dhe artiste”, u shpreh Alana duke zbuluar dëshirën e saj.

Share With:
Translate »
651 Views