Princ Harry hedh në gjyq tabloidin e njohur: “Pash nënën, nuk mund të shoh edhe gruan time duke vuajtur”

Princ Harry dhe Meghan Markle së fundmi kanë marrë një vendim të rëndësishëm.

Ata kanë hedhur në gjyq tabloidin britanik “The Mail on Sunday”, referuar një letre me shkrim dore që Meghan i kishte dërguar dikur babait të saj.

Kjo gjë duket se e ka prekur dukeshën dhe Harry nuk ka duruar dot më.

Në një deklaratë ai e ka krahasuar situatën e Meghan me atë të së ëmës së tij dhe tregon se nuk mund ta shohë më duke vuajtur.

“Dikur humba nënën, ndërsa tani po shoh gruan time të jetë viktimë e këtyre forcave të fuqishme. Vjen një pikë kur e vetmja gjë që mund të bësh është që të qëndrosh pa bërë asgjë ndaj kësaj sjelljeje, sepse shkatërron njerëzit dhe shkatërron jetët e tyre. Por ne të gjithë e dimë që kjo është e papranueshme, në asnjë nivel. Ne nuk mund dhe nuk duhet të besojmë se jetojmë në një botë ku nuk ka përgjegjësi për këtë gjë”, mësohet të jetë shprehur Harry.

Meghan dhe avokatët e saj kanë nisur procedurat në Gjykatën e Lartë dhe akuzojnë tabloidin për shpërdorim të informacionit privat, shkelje të të drejtave të njeriut dhe shkelje të të dhënave personale.

Share With:
Translate »
733 Views