Për nënat që presin të bëhen me vajzë, Rudina Magjistari ka një këshillë që duhet ta merrni parasysh

Nëse ka një nënë në pritje të ëmbël të ftuar në studio, Rudina Magjistari i bën çdo lloj pyetjesh. Jo vetëm për t’i dhënë mundësi publikut të marrë sa më shumë informacione, por herë-herë edhe për të krahasuar pak mëmësinë në kohë të ndryshme, edhe të sajën pse jo?

Sot, Rudina kishte të ftuar një tjetër nënë në pritje të ëmbël. Vilma Masha iu përgjigj të gjitha pyetjeve të moderatores, duke nisur që nga çasti kur mësoi lajmin e bukur, ecurinë gjatë muajve të pritjes, sikletet e vogla, emrin, kilogramët etj.

Po ashtu, nuk harroi ta pyesë moderatoren e njohur të sportit edhe për veshjet e para të bebes. Edhe me këtë pjesë, Vilma ka mbaruar punë, veçse vendosi ta marrë parasysh këshillën e Rudinës, e cila, me sa duket, para lindjes Mias i ka blerë shumë fustane nga qejfi, por që më vonë, pas lindjes, ka kuptuar se nuk janë edhe aq të domosdoshme.

Nga dëshira e blerjes, kur ke vajzë njëherë që mezi e pret, një nga kënaqësitë e mëdha është pikërisht kjo, e blerjes së fustaneve. Në këtë fazë mund t’i blesh një ose dy fustane të bukur sa për ta veshur një moment, por ki parasysh se po i bleve shumë, nuk do t’i veshësh fare, sepse nuk do të të shkojë mendja fare te fustanet, do duash gjëra shumë më praktike, kështu që mos shpenzo shumë te fustanet, në mënyrë që të përqëndrohesh te gjërat që janë të dobishme dhe të shërbejnë. Kije parasysh!” – i tha Rudina Vilmës dhe përmes saj, edhe të gjitha nënave që presin të bëhen nëna vajzash.

Jeni dakord ju me këtë?

Share With:



249 Views