Për ty, Mama me kohë të plotë që e ke kaq të vështirë të gjesh 5 minuta kohë për veten tënde

Unë të shoh ty “Mama”, dhe diçka tek ty ka ndryshuar. Nuk mendoj se ju kam parë ndonjëherë më të bukur. Ju mund ta keni harruar këtë teksa ecni brenda shtëpisë tuaj me pizhame në mes të problemeve të mëmësisë dhe e keni të vështirë ta shihni bukurinë tuaj në errësirën e ditëve të para, por unë po ju shoh. Flokët tuaj mund të mos jenë voluminoze si dikur, por tani janë një kurorë e bukur mbi kokën tuaj, të çrregullta dhe krejtësisht të papërsosura.

Duart tuaja duken ndryshe, mund të mos jenë aq të manikyruara, por janë të ngrohta dhe ngushëlluese. Ato janë më të forta, pasi së bashku po mbajnë botën.

Po zemra juaj dhemb dhe ju qani mbrëmjeve në fshehtësi, por kurrë nuk jeni shtrirë dhe keni qenë aq të enjtura me dashuri, kështu që sigurisht që edhe zemra do të dhembi ndonjëherë.

Ju gjithmonë e keni mbajtur veten mirë, por tani dukeni më shumë Grua, jeni më të forta, por lehtësisht të prekshme.

Sytë tuaj po luten të shohin errësirë për më shumë se dy orë në të njëjtën ditë, unë e di që jeni lodhur, por ju ende po shkëlqeni.

Ndonjëherë mund të ndiheni të vetmuara, ose jeni të lodhura duke qenë në shtëpi, por vërtetë dukeni bukur edhe aty, ashtu siç papritur shtëpia ka një kuptim të ri për ju.

Ju, jeni shtëpia e dikujt.

Buzëqeshja juaj ka ndryshuar, tani është ajo që di, sekretet e lumturisë.

Nuk ka aq shumë energji prapa saj tani, por kurrë nuk ka qenë kaq e pastër.

Mënyra se si uleni atje, duke e mbajtur fëmijën tuaj sikur të jetë një zgjatim i vetvetes, një gjë natyrale, unë kurrë nuk kam parë diçka kaq perfekte.

Jam shumë krenare për ju dhe sa të mahnitshme ju jeni.

Mama, ju jeni kaq të bukura!

/Nga Ambra Hysa, diplomuar për “Financë”, e apasionuar pas letërsisë, psikologjisë, duke sjellë herë pas here reflektime të sajat. /Revista Psikologjia

Share With:
Translate »
413 Views