Përdhunuan për shtatë orë 11-vjeçaren në Prishtinë, gjykata merr vendimin për 5 të rinjtë
Gjykata Themelore e Prishtinës ka lënë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë pesë shtetasit të cilëët në muajin gusht përdhunuan për 7 orë 11-vjeçaren.
Sipas mediave vendase mësohet Ekrem Rexhepi, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari dhe Shkëlqim Kameri të dyshuar për përdhunimin e vajzës 11-vjeçe në Prishtinë janë lënë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve E.R dhe SH.K, Gjykata Themelore në Prishtinë Departamenti për Krime të Rënda me datë 26.09.2022 ju ka vazhduar masën e paraburgimit të njëjtëve edhe për dy (2) muaj, për secilin veç e veç”, ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës në Prishtinë, Mirlinda Gashi, për mediat vendase.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 27 gusht të vitit 2022 ku 11-vjeçarja dyshohet se u përdhunua nga pesë shtetasit e lart përmendur për 7 orë.
