“U mësuam italisht”/ Aktori i famshëm zbulon gabimin e tmerrshëm që bëri me binjakët 5-vjeçarë

Aktori i famshëm i “Hollywood”-it, George Clooney, ka zbuluar së fundmi një nga gabimet më të mëdha që ai dhe bashkëshortja e tij, Amal, kanë bërë në lidhje me fëmijët e tyre.

61-vjeçari ka thënë se kanë gabuar që binjakëve 5-vjeçarë, Alexander dhe Ella, u kanë mësuar italishten.

“U mësuam italisht”/ Aktori i famshëm zbulon gabimin e

Clooney u bashkua me gruan e tij 44-vjeçare në CBS Mornings të mërkurën, për të promovuar shfaqjen e tyre të re të çmimeve, Albie Awards inauguruese të Clooney Foundation for Justice.

Prezantuesja Gayle King i pyeti ata se çfarë i ‘kënaqte’ në atë moshë, dhe aktori zbuloi se nuk e kishte kuptuar se çfarë gabimi do të ishte t’u mësonte italishten fëmijëve.

“U mësuam italisht”/ Aktori i famshëm zbulon gabimin e

“Bëmë një gabim të tmerrshëm. Ne u mësuam atyre italisht, por ne nuk flasim italisht. Ne i kemi armatosur me një gjuhë me të cilën mund të na dëmtojnë, pasi ne nuk e dimë vërtet se çfarë po thonë”, shpjegoi Clooney.

“U mësuam italisht”/ Aktori i famshëm zbulon gabimin e

“U mësuam italisht”/ Aktori i famshëm zbulon gabimin e

Share With:
Translate »
119 Views