Përdorimi i telefonave nga prindërit, ja efektet negative në jetën e fëmijëve
Përdorimi i tepruar i telefonit nga prindërit ka shtyrë Digital Awareness UK të kryejë një studim për të kuptuar se si ndikon ky fenomen në jetën e fëmijëve. U anketuan gjithsej 2000 persona dhe mbi një e treta e tyre që ishin të moshave nga 11 deri në 18 vjeç, u këkojnë prindërve të mos rinë gjithë kohës mbi pajisjet e tyre elektronike. 14% thonë se prindrit janë online edhe në orën e ushqimit, dhe 95% e 3 mijë prindrve, të pyetur më vete, e mohojnë këtë. Një fakt tjetër tronditës nga nxënësit e pyetur është se kur u kanë kërkuar prindërve të heqin telefonin, 46% e prindërve nuk e kanë pasur mendjen ndërsa 44% i kanë injoruar dhe mërzitur. Përveç kësaj vetëm 10% e prindërve besonin se përdorimi i telefonit ishte një shqetësim për fëmijët e tyre, ndërsa 43% janë shprehur se kalojnë shumë kohë online. “Sondazhet tona tregojnë se fëmijët janë të vetëdijshëm për shumë nga rreziqet që vijnë nga përdorimi i tepërt i teknologjisë por kanë nevojë për të rriturit në jetën e tyre për të vendosur kufijtë e qartë dhe për tu pasur model shembulli. Për të arritur këtë, kemi nevojë për bashkëpunimin e shkollës dhe familjes për të dhënë këshilla të vazhdueshme”, është shprehur Mike Buchanan, drejtori i një shkolle në Britani.