Përgjegjëse për testet e Maturës Shtetërore, shkarkohet drejtoresha e QSHA-së Rezana Vrapi

Ministrja e Arsimit Evis Kushi shkarkon nga detyra drejtoreshën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore Rezana Vrapi. Vendimi për shkarkim nga detyra është firmosur këtë të martë. Rezana Vrapi drejtonte këtë drejtori prej vitit 2014.

Arsyet e largimit të Vrapit nga posti i drejtores së QSHA-së nuk dihet ende.

Kujtojmë se, Qendra e Shërbimeve Arsimore është kritikuar shpesh nga maturantët për testet e Maturës Shtetëore. Maturantët janë ngritur disa herë në protesta në vitet e fundit, për ato që ata i quajnë vështirësi në hartimin e tezave dhe parregullësi.

Share With:
Translate »
174 Views