“Periudha më e vështirë fillon tani”, Rakacolli: Kemi rritje rastesh te të rinjtë

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ishte e ftuar në “Radarin Informativ” në ABC News me Jonida Shehun. Ajo bëri të ditur se ka një rritje të rasteve me Koronavirus te moshat e reja dhe te nxënësit e shkollave. Rakacolli u shpreh se periudha më e vështirë fillon tani me uljen e temperaturave.

“Alarmante nuk është situata, por është rritur numri. Kemi një rritje të përqindjes që zënë infektimet e grupmoshave më të reja dhe të nxënësve të shkollave, kjo është deri diku normale dhe këtu duket dhe mungesa e vaksinimit. Periudha më e vështirë fillon tani. Temperaturat tani po ulen, edhe virusi aktivizohet, qarkullim i ajrit nuk bëhet si më përpara, dritaret nuk hapen qëndrojmë në ambiente të mbyllura. Edhe periudhat e festave ndikojnë”, tha ajo.

Share With:
Translate »
201 Views