5 këshilla për të përmirësuar të ardhmen financiare të fëmijëve tanë
Planifikimi i qëllimeve dhe dhënia vlerë parasë është një proces që fillon që në vegjëli dhe vazhdon edhe në adoleshencë…Ja 5 këshilla që u jepen prindërve!
T’u skalitësh durimin për të pritur
Të vendosësh një objektiv dhe të punosh për ta arritur atë, është një vlerë që ka të bëjë edhe me paratë. Në këtë rast, arka e kursimeve për të vegjëlit është një pikënisje e shkëlqyer. Ju vendosni qëllimin (një objekt për t’u blerë) dhe hiqni paratë mënjanë pak nga pak. Kjo rrit ndërgjegjësimin se për të blerë duhet të kursesh. Është e rëndësishme t’i bëjmë fëmijët tanë që të numërojnë paratë dhe të shënojnë në kalendar se kur mund të blejnë atë që dëshirojnë.
Kujdes nga stereotipet gjinore
Ne mund të mos e mendojmë, por stereotipet gjinore nga pikëpamja e parave shpesh janë të ngulitura dhe të dukshme që në familje. Meshkujve u jepen më shumë para dhe në mënyrë të vazhdueshme, duke filluar që nga paratë e xhepit. Shpesh mendohet se një mashkull ka më shumë gjasa të zhvillojë një karrierë dhe të fitojë para. Kjo gjeneron pritshmëri të cilat nxisin projekte investimi për fëmijët meshkuj, duke filluar që nga arsimimi. Është e rëndësishme që familja të fillojë të merret me këto tema, duke shmangur ndarjen e botës në meshkuj e femra, por duke u dhënë të njëjtat mjete e mundësi.
Paratë nuk duhet të jenë një tabu
Është e rëndësishme që fëmijët tanë të përfshihen në menaxhimin e parave që në moshë të re. Ne priremi të mos flasim për paratë me ta, për shkak të një ambivalente të rrënjosur thellë: nga njëra anë nevojitet për t’u ndier mirë, nga ana tjetër ka një konotacion të papastërtisë, korrupsionit, pushtetit dhe zhgënjimit. Por ne duhet të flasim për paranë si një sistem mbrojtës, si një element diskutimi, diçka që zhvillon të menduarit kritik. Paraja nuk duhet konceptuar, pasi nuk është vetëm pushtet dhe prestigj, por edhe një levë për rritjen personale.
Përfshijini ata në rutinën e blerjeve
Përfshirja e fëmijëve në rutinën e përditshme është e rëndësishme që të mësojnë që në moshë të re të peshojnë nevojat duke zgjedhur ata më të rëndësishme.
Ballafaqimi me të papriturat rreth parasë
E papritura është e vështirë për t’u menaxhuar, këtë e mësuam gjatë pandemisë. Një ide e mirë do të ishte ajo e një shume fikse që fëmijët më të mëdhenj ta menaxhonin në mënyrë të pavarur, me shpenzime që fëmijët duhet të sigurojnë vetë, duke menaxhuar dhe kursyer të papriturat. Planifikimi i qëllimeve dhe dhënia vlerë parave është thelbi i edukimit financiar.