Përkrah vajzës dhe partneres, Sokol Balla publikon për herë të parë foton e portretit familjar

Në janar të këtij viti, gazetari i njohur Sokol Balla tregoi gjatë një interviste se ishte bërë baba për herë të tretë. Balla tregoi se partnerja e tij kishte sjellë në jetë një vajzë dhe ai ishte në qiellin e shtatë nga gëzimi.

“Tashmë jam me tre fëmijë, nga njëra anë ndjehem i plotësuar se në familjen tonë ne kemi qenë 3 fëmijë dhe unë tani jam si babai im me tre fëmijë. Është një ndjenjë plotësimi shumë e bukur por si e thashë anoj te babai që i llastoj fëmijët” – tregoi para kamerave Sokol Balla!

Më vonë me rastin e ditëlindjes së tij, gazetari dhe moderatori i njohur zbuloi kuptimin e veçantë të emrit të vajzës.

“Emrin e dytë e ka Sayuri: Lule e Vogël, ne Japonisht. Ne kujtim të tim eti. Sot ne ditëlindje, për herë të parë në 48 vjet Babi s’më uroi dot. Po sot Brooklyn-Sayuri më ledhatonte, në ditelindjen tonë të parë bashkë. Dhe engjëjt për pak çaste zbritën në tokë. Babi bashkë me ta ❤️“- shkroi gazetari krahas një fotoje me të bijën.

Ndërkohë së fundmi ai ka prezantuar për herë të parë familjen e tij të re. Sokol Balla ka pozuar në një foto përkrah vajzës së tij të vogël dhe partneres.

Kujtojmë se Balla është gjithashtu baba i një djali të quajtur Kolin dhe një vajze të quajtur Bellen.

Share With:
Translate »
215 Views