Përlotet Edmond Tupja: ‘Godita djalin tim autik ai më tha ‘Të kam xhan’’

Shkrimtari dhe profesori Edmond Tupe ishte i ftuar te ‘Mos i bjer me Top’, ku foli për një sërë gjërash, ndër to dhe historinë e trishtë me djalin e tij autik.

Ai e konsideron si momentin që e ka tronditur më shumë në jetë, kur ka goditur djalin e diagnostikuar me autizëm.

Momenti që më ka tronditur në jetë, ishte kur djali i diagnostikuar me autizëm, ishte hiperaktiv dhe grindej, duke mos na lënë të flinim. Të lësh një njeri pa gjumë është e tmerrshme. Një natë, isha aq i drobitur, sa nuk i përkisja vetvetes. Në një moment të caktuar teksa ai po grindej e fliste, pashë një dorë që u çua dhe goditi im bir. Ishte dora ime. Më vrave, o ba! Dëgjova zërin tim: Mirë ta bëra! Pastaj, zërin e tim biri, aty u çarmatosa: Të kam xhan o ba! Kjo më ndriçoi, që atëherë e mblodha veten, – përfundoi ai i përlotur, duke shtuar se ka admirim të veçantë për ata që merren me personat me aftësi të veçanta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by E Diell ☀️ (@ediell_topchannel)

Share With:
Translate »
30 Views