Përlotet Emina Çunmulaj: “Këtu pija kafe turke me nënën time”

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj është bërë nostalgjike pasi është rikthyer në shtëpinë ku prindërit e saj kanë jetuar për 10-vite.

“Këtu prindërit e mi kanë jetuar për 10 vjet, kjo shtëpi do të ketë gjithmonë një vend special në zemrën time”, – ka shkruar Çunmulaj bashkangjitur fotografisë së shtëpisë së vjetër.

Por kujtimet më të rëndësishme nga kjo banesë lidhen me nënën e saj, e cila nuk jeton më.

“Ulesha tek ky ballkon dhe pija kafe turke me nënën time. Kujtime të dhimbshme dhe shumë të bukura me nënën time në këtë shtëpi”, – ka shkruar modelja.

Aktualisht Emina është në pritjen e ëmbël, së shpejti do të bëhet nënë për herë të dytë

Share With:
Translate »
858 Views